Evi Kokalari nxjerr prapaskenat e bujshme: Ja kush është politikani i infiltruar nga Ilir Meta për të “rrëmbyer” selinë blu

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Kokalari foli për zgjedhjet e 14 majit, koalicionin Meta-Berisha, goditjen fatale që do të marrë Partia Demokratike, si edhe hetimin e FBI ndaj ish-presidentit Meta. Aktivistja shprehet se bashkimi i Metës dhe Berishës është vetëm për interesa personale, pasi kreu i PL në prapaskenë po punon që t’i rrëmbejë PD.

Sipas Kokalarit, gabimi i Sali Berishës që po mban demokratët e përçarë do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Partisë Demokratike pasi sipas saj, momentalisht, me demokratët e ndarë PD do të marrë një rezultat shumë të hidhur në zgjedhjet e 14 majit.

-Zonja Kokalari, si e komentoni koalicionin Meta-Berisha për zgjedhjet lokal të 14 majit?





 Personalisht nuk më pëlqen, për arsye që i kam përmendur publikisht shpesh. Nuk kisha problem me Metën vjet, derisa kuptova qe ai kishte plane të tjera për PD, pak a shumë ta merrte nga brenda duke futur individë dhe duke i instaluar ata në pozicione kyçe në PD, siç ishte rasti Këlliçit. Nuk e di pse Berisha bëri këtë koalicion, sidomos duke parë që humb mbështetje nëpër protesta, dhe një nga arsyet ishte dalja e Metës në krahë të tij. Meta dhe PL është shumë larg PD-së në ideologji. Ky koalicion merre kuptim vetëm kur kupton që kjo lojë bëhet për interesat e Metës dhe Berishës. Nuk ka asnjë kuptim ndryshe.





-Keni një recetë që do të sillte bashkimin e të gjithë demokratëve shqiptarë?

Po. Berisha duhej ta kishte bëre tani. Basha është i ikur. Nga ana e Alibeajt janë gati të negociojnë. Alibeaj s’ka pse të ngelet në krye, ama ka shume demokratë që për arsye të ndryshme janë me Bashën, dhe te ndarë me pjesën e demokrateve të Berishës dhe asnjëra palë nuk është në rregull me këtë. Dakord, Berisha ka shumicën, por ja pra, vetëm shumicën, jo të gjithë demokratet. Dhe ai vete kur e thotë këtë e kupton qe ai i ka ndarë demokratet, dhe një lider me kaq shumë përvojë nuk duhet ta kishte bërë këtë.





Berisha thotë se nuk negocion me Edi Ramën, duke ju referuar Alibeajt, por ndërkohë është ulur gju me gju me Metën që është më socialist se Rama. Pra, po ta marrësh hollë-hollë, Berisha nuk po bën gjë bazuar në ideologji, por bazuar në veprimet e njerëzve të veçantë, dhe kjo qartazi për egon e tij. Një lider që është largpamës, një lider që prin në fitore, e lë egon jashtë dere dhe ulet e bën strategjinë që do ta çojë në fitore. Momentalisht, me demokratët e ndarë (dhe pse asnjëra palë nuk e do këtë lloj përçarjeje), PD nuk shkon në fitore. Dhe kjo është fatkeqësi!

-Keni paralajmëruar një lëvizje të re. Çfarë po ndodh me projektin tuaj?





Po pres 14 Majin. Momentalisht dua te shoh PD të mbledhë forcat për bashkim e te fokusohet për të fituar cilën do bashki. Objektivi im nuk është të luftoje PD, kështu që shpresoj akoma që diçka do ndryshoje.

-Ju keni përmendur në një reagimin tuajin në rrjetet sociale, se Ilir Meta ka rënë në radarët e FBI. A mund të na jepni më shumë detaje dhe ku implikohet ai?

Jo, nuk mundem. Dhe për më tepër nuk di më shume detaje se sa kaq. Këtë fakt ma kanë thënë të njëjtën persona që më thanë për McGonigal & Ramën në shtator të 2022, pra nuk është informacion kot dhe pa bazë.





Zjarr Tv Ad