Evi Kokalari replikon me Adriatik Lapajn: Meqë ju shitesh shqiptarëve se je zgjedhur nga amerikanët, thuaj emrat. Sqaro lidhjet me fondacionet e Soros

0
692
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evi Kokalari ka pyetur Adriatik Lapajn se kush e ka zgjedhur, kur thotë se këtë gjë e kanë bërë amerikanët.

Në një shënim në Facebook ajo pyet Lapajn nëse është përzgjedhur nga ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, i dërguari special për Ballkanin Gabriel Escobar apo kush tjetër në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kokalari shkruan se Lapaj prej kohësh po ju shitet shqiptarëve sikur e kanë dërguar amerikanët ndërsa shprehet e bindur se kjo gjë është gënjeshtër.

Ajo shkruan se Lapaj duhet të sqarojë se cilët amerikanë e kanë zgjedhur pasi ajo do flasë me ta. Në fund Kokalari i kërkon Lapajt që të sqarojë lidhjet e tij me fondacionet e Goerge Soros.

“Adriatik Lapaj, zakonisht flet drejt dhe saktë, por një gjë më duhet të kuptoj, kur thua se të kanë zgjedhur Amerikanët, çfarë ke parasysh? Më specifikisht, cilët Amerikanë të kanë zgjedhur, Yuri Kim? Escobar? Kush në DASH sepse dua te flas pak me ta mbi këtë çështje. Fakti është që ke kohë që ju shitesh Shqiptarëve sikur të kanë dërguar Amerikanët, dhe jam shumë e sigurt që është një gënjeshtër, a thua se s’kanë probleme boll kështu siç janë. Por po të jap mundësinë të na sqarosh, përpara se të kontakoj Yuri Kim apo Escobar vetë.

Gjithashtu, brënda mundësive, më dërgo emrin e ‘programit’ apo konferencës që bëre në Washington DC. Dhe meqë jemi në temë, cilat jane lidhjet e tua me OJQ e George Sorosit? Sa projekte dhe para ke marrë nga organizatat e tij? Me cilin departament ke komunikuar? Të gjitha këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje, sepse nëse Shqiptarët kanë nevojë për një gjë në këtë pikë ku janë, ajo është transparenca! Të falenderoj paraprakisht për përgjigjen” – shkruan Kokalari.

Zjarr Tv Ad