“Faleminderit Sorosit dhe Yuri Kim”, Myslim Murrizi: Protesta ishte madhështore, sa shumë “dele” barngrënëse paska në Shqipëri

0
3356
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myslim Murrizi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së së Rithemeluar, shkuan për protestën e djeshme dhe thotë se ajo ishte madhështore. Sipas tij, ajo riktheu shpresën e vrarë nga pazaret në kurriz të qytetarëve opozitarë.

Shënimi i plotë i Myslim Murrizit:

Protesta madheshtore eshte rikthim i shpreses se vrare nga pazaret ne kurriz te Qytetareve Opozitare. Falenderim mirenjohje dhe rrespekt per çdo qytetar ne proteste. Por nje “falenderim” dhe “mirenjohje “te veçante per mua i takon george sorosit,alexit, sekretarit Amerikan Blinken, ambasadores Kim dhe te gjithe atyre qe kontribuan ne shpalljen e Berishes non grata pa perjashtim. Nje “falenderim” edhe per Bashen qe me date 9 shtator 2021 e perjashtoi nga grupi dhe nga partia. Si “organizator” nuk mund te le pa permend dhe Ramen e qeverin e tij qe me arrogancen 9 vjeçare ndaj Shqiptareve shtuan mllefin Qytetar. Fale te gjithe ketyre qe permenda me siper ishte kjo proteste madheshtore dje ne bulevardin Deshmoret e Kombit.

Ndryshe opozita do venitej, do shuhej ngadale dhe pa gjurme nga bashkejetesa ne simbioze e Bashesh me Berishen per hater te nje fjale te dhene e te nje sedre burri per te mos larguar nga kreu i PD ate qe gaboi kur e solli ne PD. Po te mos kishte qene vendimi i non grata per Berishen grupi parlamentar 2021-2025 do te ishte grupi i fundit ne Kuvend i opozites se krijuar me 8 dhjetor 1990. Berisha do kishte mbyllur karrieren e Tij duke kafshuar gjuhen dhe duke shtrenguar dhembet deri ne 2025 per hater te peshes se fajit qe nuk foli e nuk reagoi me heret dhe PD do ishte shnderruar ne nje fasade e Rames kopje e keqe e opozites Bielloruse ku Llukashenko cakton dhe opoziten

Shqiperia shkonte drejt nje neodiktature te kamufluar si “ demokraci” portokalli, dhe Shqiptaret ata qe do qendronin ne Shqiperi do nenshtroheshin totalisht, te tjeret qe nuk duronin shtypjen, nenshtrimin, poshterimin do iknin nga syte kembet ne çdo cep te botes,njelloj si ne vitet 1944-1946 kur diktatura filloi te leshoj rrenje

Faleminderit Zj Kim. Fale qendrimit Tuaj, deklaratave Tuaja publike, perpjekjeve Tuaja per te legjitimuar, perkrahur, ndihmuar e stimuluar nje “ opozite” fallco nga OPOZITA REALE, sollen konsolidimin e Partise Demokratike dhe kthimin e saj me kembe ne toke. Ndryshe e gjithe PD dhe opozita do te ishin njelloj siç jane ata deputet dhe ai grup i vogel bythecesh qe Ju mendoni ti fryni me kompresor, por ata jane spesor i holle dhe plasen shpejt si tullumbace te skaduara Kineze. Eeeeeh sa shume “ dele” barengrenese paska patur ne Shqiperi shkruante Bushati

Populli thote “ruhu nga rrebelimi i te urtit”. Nuk e di se si jane ndjere dje te gjithe Ata qe ndikuan ne shnderrimin e “ deleve” ne “UJQER”??? Problem eshte se Ujqerit nuk ushqehen me bare. Protesta e djeshme ju hapi shume pune patronazhisteve te rilindjes qe te evidentojne çdo pjesemarres dhe tja dergojne emrat te njeri nga sorosit o tek george o tek alexi qe te filloj proçedura e shpalljes non grata

Une besoj shume qe shpallja non grata e Berishes ishte per te zgjuar Berishen nga gjumi dhe per ta shkundur nga agonia ku kishte rene per hater te fjales qe kishte thene kur dha doreheqien ne 2013. Shpallja non grata ndezi shpresen per te patur betej politike ,per te rikthyer pluralizmin e shuar , per te ngritur edhe njeher opoziten e munguar dhe te shitur e te falur ne preher te pushtetit sidomos prej 19 shkurtit 2019. Ndaj ftoj çdo DEMOKRAT dhe çdo Shqiptare opozitare qe me zemer e shpirt te themi edhe njeher si ne vitet 1990-1991

FALEMINDERIT  AMERIKE. FALE JUSH SOT SHQIPERIA ESHTE PERSERI PLURALISTE. SHQIPTARET ME KURAJON E TYRE, ME QENDRESEN E TYRE, ME VOTEN E TYRE ,DUHET TA BEJNE DEMOKRATIKE DHE EUROPIANE

Zjarr Tv Ad