Falimentimi i ujësjellësve/ “Gropë e zezë për buxhetin”, deputeti i PD: Strofulla patronazhistësh dhe financier të pushtetit

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se qeveria “e ka kthyer Shqipërinë në vendin e çudirave”.

Sipas tij ndërmarrjet e ujësjellësve janë kthyer në borxhlinj të këqinj dhe një gropë e zezë për buxhetin e shtetit, ndërsa i cilësoi ato si “strofulla të patronazhistëve dhe si financier të partisë në pushtet”.

Ai shtoi se asnjë ndërmarrje nuk mund të përballojë shpenzimet nga të ardhurat që mbledh nëse administrata fryhet për të bërë vend për militantët që nuk paraqiten asnjëherë në punë.

Postimi i plotë:

Po të kishin qytetarët kaq shumë borxhe, si do sillej qeveria?!
Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në vendin e cudirave.
Prej vitesh ndërmarrjet e ujësjellsave të cilat njihen ndryshe si strofulla të patronazhistëve dhe si financier të partisë në pushtet, janë kthyer në borxhlinj të këqinj dhe një gropë e zezë për buxhetin e shtetit.
Sipas Ministrisë së Financave borxhet e krijuara nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë rreth 27.8 miliardë lekë (264 mln euro) deri në fund të tremujorit të parë 2023, nga të cilat, rreth 15 miliardë lekë janë detyrime të faturuara dhe 12.8 miliardë lekë janë detyrime për kamatëvonesa.
Pra i bie 264 milionë euro borxhe nga 61 subjekte.
Më e keqja qëndron se pavarësisht se kanë këto borxhe të mëdha, ndërmarrjet shtetërore marin edhe fonde shtesë të kushtëzuara nga qeveria.
Për ta kuptuar më thjeshtë i bie sikur qeveria shqiptare ti jepte para një familjeje shqiptare për të larë borxhet që ka me dikë të tretë.
A ka ndodhur kjo? Sigurisht që jo. Ndryshe nga sa veprohet me ujësjellsat, me familjet shqiptare ata të cilët për 1 mijë e 1 arsye krijojnë borxhe, atëherë arrestohen apo u kufizohet shërbimi.
Kjo është Shqipëria ku ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Kryefamiljarët arrestohen ndërsa drejtuesit e ndërmarrieve “gropë e zezë që përpijnë para”, promovohen.
Asnjë ndërmarrje nuk mund të përballojë shpenzimet nga të ardhurat që mbledh nëse administrata fryhet për të bërë vend për militantët që nuk paraqiten asnjëherë në punë. Nuk mbulon shpenzimet kur abuzohet me tendera në mënyrë që paratë që u merren shqiptarëve shkojnë në buxhetin e partisë në pushtet për të blerë zgjedhjet.

Zjarr Tv Ad