Familja Gjici heq dorë nga klubi i Kukësit, shet të gjitha aksionet që dispononte

0
345
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga sot skuadra e Kukësit nuk do të jetë më në pronësi të familjes Gjici.

Familja Gjici ka vendosur të heqë dorë nga pronësia mbi klubin e futbollit, duke shituar të gjitha aksionet që dispononte.

Sipas burimeve blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije.

Marrëveshja për shitjen e aksioneve është arritur këtë të martë, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë pritet të bëhet më 10 gusht.

Kukësi, nën drejtimin e Safet Gjicit, përjetoi një periudhë të artë në futbollin shqiptar, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm dhe garuar disa herë në turet eliminatore të kompeticioneve europiane.

Zjarr Tv Ad