Rozafa është dera e madhe e mikpritjes, ka shtruar iftarin e Ramazanit ministrave, ambasadaorëve, kryebashkiakëve shqiptarë si dhe ushtarëve egjiptianë.
Gjithashut biznesmeni i njohu, Gjergj Luca po sjell risi në në sektorin e aquakulturës, ai ka mirepritur gjeneralët egjiptianë për të ndarë eksperiencën e tyre në këtë fushë.
Postimi i plotë:
“Rozafa është dera e madhe e biznesit dhe e mikpritjes e cila pret e përcjell miq nga vendi dhe bota.
Sot pata nderin të shtroj iftarin e Ramazanit për ministra, ambasadorë e kryebashkiakë dhe veçanërisht miqtë specialë gjeneralë të ushtrisë egjiptiane të cilët ndihmojnë edhe në punët publike të aquakulturës. Përvojën e tyre unike dua ta sjell edhe në Shqipëri veçanërisht në zonën e Divjakës dhe me këtë video mesazh i bëj thirrje politikanit të paepur Erjon Braçe ti bashkëngjitet nismës sonë e të vazhdojë si gjithnjë promovimin e zonës së tij elektorale dhe avokatinë e rreptë që i bën bujqësisë dhe peshkimit në veçanti”, shkruan Luca në postimin e tij në Facebook.
Rozafa është dera e madhe e biznesit dhe e mikpritjes e cila pret e përcjell miq nga vendi dhe bota