Fantastike, Gentiana Beqa shpallet kampione Bote në “Wellness”

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gentiana Beqa ka shënuar një rezultat fantastik në Kampionatin Botëror të Fitnesit që po mbahet në Korenë e Jugut. Sportistja shqiptare ka arritur që të shpallet kampione Bote në kategorinë “Wellness”, duke regjistruar kështu një rezultat të mrekullueshëm.

Me fizikun e saj perfekt, Beqa ishte thjesht mahnitëse, duke marrë vlerësimet maksimale të jurisë. Në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, i cili pati nderin t’i jepte kupën kampiones së Botës.

Beqa do të konkurrojë gjithashtu edhe në kategorinë “Wellness Fitness” -168 cm dhe kategorinë “Over All” për t’u shpallur kampione absolute.

Kujtojmë se Gentiana prej vitesh merr pjesë rregullisht në eventet më prestigjioze botërore të këtij sporti, duke shënuar rezultate të shkëlqyera.

Zjarr Tv Ad