Fëmijët po vrasin njëri- tjetrin duke imituar “baballarët”

0
284
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Fatjona Bato

Fëmijë që shkojnë në shkollë me kaçavida!

Kur rritet dhuna, rritet edhe frika nga dhuna gjithashtu. Ata, duke dëgjuar për incidente në vendin e tyre kanë frikë se mund të jenë viktima e radhës…

Vrasja e një te riu me thikë nga bashkëmoshatarët NUK na bën më përshtypje.

Na duket e thjeshtë dhe nuk e mendojmë gjatë për sa kohë problemi është në derën e dikujt tjetër, por kur të na ndodhë në derën e shtëpisë sonë mos të na duket cudi sepse kjo është kultura e degraduar e cila lekundet nga nihilizmi tek lufta e dhunshme.

Pasiguria flet qartë që është në fazën më të përkeqësuar.

Këto ngjarje po bëhen normale në përditshmërinë tonë dhe opinion publik nuk tronditet më nga vdekja e një të riu.

Po e gjejmë veten përballë një të tashme të errët, pa besim në të ardhmen tonë dhe një tendencë të dënuar për të ndjekur dhunën me dhunë.

Por të ndjekësh dhunën me dhunë nuk është zgjidhje!

Fëmijë që shkojnë në shkollë me kaçavida!

Familja e ka humbur autoritetin dhe bashkëpunimin dhe këto pasoja iu kanosen fëmijëve tanë, brezave të rinj që me keqardhje e them se po i humbim.

Përqafimi i modelit të të fortit sjell pasoja negative të shoqëri, rrjetet sociale sjellin modelin me të keq të shoqërisë, reklamimin e armëve apo muzikës ku demostrohet forca dhe ky është shembulli i baballarëve.

Shqipëria po prodhon vrasës dhe viktima!

Aksionet e policisë për goditjen e këtyre problemeve nuk mjaftojnë, pasi fenomeni është kompleks dhe duhet të bashkëveprojnë familja dhe institucionet arsimore.

Jemi përballë familjeve “indiferente” dhe një sistem arsimor që në qendër ka demagogjinë e reklamimin e suskeseve dhe jo edukimin.

Zjarr Tv Ad