Fier, akuzohej për trafik të miturish, prangat të dënuarit me 13 vite burg

0
377
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet për trafikim të të miturve dhe faslifikim të pasaportave. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr të Fierit. 37 vjecari mësohet se ka qenë shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 13 vite e 3 muaj burg.
Njoftimi i policisë:
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarri”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr, Fier.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me Vendimin e datës 18.02.2016, e ka dënuar 13 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i të miturëve”, kryer në bashkëpunim dhe ”Falsifikimi i pasaportave” parashikuar nga Nenet 128/b/3; 189/2 të Kodit Penal”,

Zjarr Tv Ad