Fier, kapen në flagrancë duke vjedhur, prangosen 3 autorët

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kapen në flagrancë duke vjedhur, bien në prangat e policisë 3 autorët e dyshuar. Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

F. D., 47 vjeç, banues në Ura Vajgurore. B. V., 37 vjeç, banues në Ura Vajgurore. K. H., 28 vjeç, banues në Ura Vajgurore. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës, në fshatin Kuman, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin peshk në vaskat e peshkut në pronësi të shtetasit B. P., 56 vjeç, banues në Kuman. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

 

Zjarr Tv Ad