Këta janë Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, autori i ngjarjes së plagosjes së ish-bashkëshortit të së dashurës dhe e dashura e tij. Ky shtetas, shkoi të lokalin, ku gjendej ish-bashkëshorti i të dashurës me të birin e mitur dhe sipas dëshmitarëve, i mbështeti pistoletën në trup dhe goditi. Prezente në vengjarje ka qenë dhe ish-bashkëshortja e të plagosurit, e cila është larguar me të dashurin.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 5 janarit, në qytetin e Fierit, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Zogut të Zi”.
Aktualisht, 40 vjeçari është ende në gjendje të rëndë, ndërsa “2 të pabesët” u larguan drejt Patosit në një makinë të marrë me qera dhe ende nuk janë kapur. Këtu keni fotografitë e tyre dhe nëse i shikon dikush, mund të kontaktoj policinë, e cila po kërkon në çdo cep.
Në bazë të kominikimeve me Shefin e Komisariatit Fier, Gentian Ali, mësohet se kjo çështje i ka kaluar Drejtorisë së Policisë.
Redaksia e ‘Zjarr Televizion’ pati një komunikim gjithashtu edhe me Drejtorinë e Policisë Fier, e cila u shpreh se kërkimet janë drejt finalizimit. Sipas bluve dyshimet për daljen jasht vendit janë hedhur poshtë dhe po vijojnë kërkimet të fokusuara vetëm në një qytet.
Drejtoria e Policisë Fier bën me dije gjithashtu se një bashkëpunëtor i mirë ka qenë edhe familja e Melisës, e cila gëzon respekt për ish-dhëndrin dhe kërkon vendosjen para drejtësisë së dy autorëve.
Disa fakte që prokuroria duhet t’i hetoj siç duhet sepse kjo ngjarje sipas provave, paraqitet si “vrasje e ngelur në tentativë në bashkëpunim me paramendim”.
1-Autori dispononte makinë, si është e mundur që kishte marrë për ngjarjen makinë me qera?
-A e nxori në pritë ish-bashkëshortja 40-vjeçarin?
Dikush që të mbështet pistoletën në bark dhe e shkrep, nuk e bën për të të plagosur por për të marrë jetën.
Një prej gjërave më të rënda është fakti që autori e ka goditur Gledin në sy të fëmijës 10 vjeç i cili aktualisht është i traumatizuar.
Gledi, një prej djemve më të mirë që ka Fieri, më puntorë dhe korrekt, po lufton me jetën, ndërsa “gangua” i dashuruar po fshihet bashkë me shoqëruesen.
Le të punojmë të gjithë sëbashku për të ndihmuar policinë që të kapen çifti i “pabesë”,duke shpërndarë këtë fotografi sa më shumë.