Finalizohet projekti i riciklimit të mbetjeve urbane. 

0
1006
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është finalizuar sot realizimi i projektit më të rëndësishëm të bashkisë së Beratit, ai i riciklimit të mbetjeve në qytet. Përfaqësus të bashkisë Berat e asaj të Veronë dhe firmës zbatuese “AMIA” kanë finalizuar këtë marrëveshje dhe pritet që në 17 Shkurt të fillojnë hapat e para për zbatimin e projektit të mbledhjes, depozitimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane, që për disa kohë u la pezull për shkak të mungesës së një terreni të përshtatshëm për ndërtimin e këtij Landfilli.
Pas miratimit nga ana e bashkisë Berat të memorandumit të bashkëpunimit mes dy bashkive, kompania AMIA dhe firma e pastrimit të qytetit të Beratit do të implementojnë zbatimin e projektit, duke filluar nga prej grumbullit të mbetjeve, ndarjen e tyre në kontenierë dhe depozitimin e riciklimin në vendin e caktuar. N/kryetari i bashkisë Berat, Bledar Blana, e ka cilësuar këtë projekt mjaft të rëndësishëm, për të pasur në të ardhmen një qytet sa më të pastër. Përfaqësuesi i bashkisë së Veronës, Diego Testi, është shprehur se, pas firmosjes së memorandiumit gjithçka është gati për të filluar zbatimin e projektit, duke filluar në ditët e para me informimin e nxënësve të shkollave dhe qytetarë se si të ndryshojnë sjelljen dhe mënyrën e tyre përsa i përket mbetjeve. Duke qënë se të dyja bashkitë, bashkia e Veronës dhe ajo e Beratit, ka thënë Testi, janë dy bashki pjesë e UNESCO-s,do mundësohet që fillimi i sezonit të ri turistik ta gjeje Beratin dhe lagjet e tij muzeale me një ambjent sa më të pastër. Fismosja e memorandumit në 17 Shkurt, tha Testi, na autorizon ne që të fillojmë punën në terretorin e bashkisë Berat, duke sjellë në vendin e përcaktuar të gjitha pajisjet e nevojshme për finalizimin e këtij projekti.

Zjarr Tv Ad