Gazetari Armir Shkurti në emisionin e tij “I pavarur”, ka komentuar ngjarjen e ndodhur në kryeqytet para disa ditësh, ku disa vajza, nxënëse të shkollës “Kongresi i Manastirit” u përleshën me njëra-tjetrën me grushta dhe shkelma ku nuk mungoi as fjalori skandaloz i përdorur nga këto nxënëse.
Me ironi Shkurti ka thënë se këti vajza janë shembull pasi do t’ua sugjeroja edhe djemve të mi të martoheshin me këto nëse do të jetonin këtu.
“Me këto vajza ne krahë do e keni djalin të sigurt”- u shpreh ai.
Ne jemi një popull i dhunshëm por është detyra e institucioneve që të edukojnë nxënësit. Ne një deklaratë pas ngjarjes, Drejtoria e shkollës Kongresi i Manastirit tha se nxënëset janë përleshur jashtë shkolle, duke e hequr kështu përgjegjësinë nga vetja.
“Nxënsësit e marrin edukatën në shkollë, por e humbasin rrugëve”- tha Armir Shkurti duke dashur të tregojë se shkollat duhet të bëjnë një punë më serioze më të rinjtë.