Flet për herë të parë Rama: Ja kush janë dy protestat që më “frikësuan” gjatë 12 viteve në qeverisje

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një bisede në ‘Podcastin’ e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se në Shqipëri ka pasur vetëm dy protesta qytetare që kanë mbledhur shumë njerëz.

Ai veçoi protestën kundër ‘armëve kimike’ dhe atë të ‘studentëve’, teksa për këtë të fundit tha se grumbullonte njerëz me minuta dhe se elementi që e veçoi ishte “nxjerrja jashtë” e politikës. Sipas Ramës, protestat e tjera janë vetëm janë organizime partish.

“Dy protesta ka pasur Shqipëria sa kam qenë unë, ato të tjerat janë organizime partish dhe sipas sensit që njerëzit kanë, që jemi më afër apo jemi më larg mundësisë së marrjes së fitores, vijnë më pak o më shumë. Protesta e parë ishte ajo e armëve kimike dhe e dyta protesta e studentëve, kishte një ndjeshmëri të brendshme që sillte njerëzit dhe elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve. Në protestën e dytë një tjetër element i studentëve ishte që jashtënxori elementët politikë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad