Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e
aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani në gjithë vendin janë
certifikuar 134 subjekte për të ushtruar aktivitete lundrimi për shëtitje
pasagjerësh dhe dhënie me qera të mjeteve lundruese jaht, motorskaf dhe
jetski dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.

Por Kujdes!

Mjetet lundruese janë mjete kënaqësie për shumë njerëz. Por harrojmë se
deti mbart shumë rreziqe të paparashikuara ndaj është thelbësore që
pronarët dhe operatorët e mjeteve të lundrimit të kenë sigurimin e duhur
për të parandaluar humbjet e panevojshme në rast aksidenti.
Sigurimi nuk parandalon aksidentet por ai dëmshpërblen dëmet që pasojnë
prej tyre.

Por a kontrollohen mjetet lundruese që lëvizin në ujërat e Shqipërisë,
qoftë det apo liqen?

Nëse nuk kemi sigurimin e detyrueshëm të makinës, gjobitemi nga
Policia në rrugë. Por për mjetet lundruese, a operon edhe Kapiteneria
në të njëjtën formë, edhe pse është detyrim ligjor?

SIGURIMI I DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT

Sipas Ligjit për “Sigurimin e Detyrueshëm në sektorin e transportit”,
nr.32/2021, detyrimin për të lidhur kontratën e sigurimit të përgjegjësisë për
dëmet ndaj pronës dhe personit, e ka pronari i mjetit lundrues, me fuqi
motorike më të madhe se 15 kw.

Njësoj si “TPL” e autoveturës, ky sigurim mbulon dëmet ndaj palëve të treta.

Ndërsa kufiri i dëmshpërblimit është 50 Milionë Lekë për dëme pasurore dhe shëndetësore, për çdo ngjarje.

Por teksa kulmi i sezonit veror po afron, ato biznese që ushtrojnë aktivitetin
e tyre në turizem, përmes ekskursioneve detare, nuk duhet ta anashkalojnë
këtë sigurim në mënyrë që të jenë të mbrojtur financiarisht ndaj
aksidenteve potenciale dhe dëmeve shëndetësore që mund t’ju ndodhin
udhëtarëve në lundrim.

SIGURIMI I AKSIDENTEVE DHE SHËNDETIT TË UDHËTARËVE NË LUNDRIM
“Ligji Nr.32/2021”, në nenet 17, 18, 19 të tij, parashikon edhe sigurimin e
detyrueshem ndaj aksidenteve dhe shendetit te udhetareve ne lundrim
Kufiri minimal i dëmshpërblimit për çdo ulëse apo person në bordin e mjetit
lundrues është:

– Në rast vdekje – 2 Milionë Lekë
– Në rast paaftesie të përhershme – 4 Milionë Lekë

– Në rast paaftesie të përkohshme dhe trajtimet mjekësore – 1 Milion
Lekë

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon,
ofron të gjitha sigurimet e Marinës, përmes Brokerave të “Lloyd’s –
London”, një prej gjigandëve të sigurimeve në botë, çka përbën një garanci
më shumë për biznesin tuaj.

BLINI KËTË SIGURACION NË ÇDO ZYRË SIGAL UNIQA NË QYTETIN
TUAJ OSE ONLINE NGA CELULARI, SHPEJTË DHE THJESHTË, NË: https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/MVL/MVL.aspx

SIGAL UNIQA Group Austria, lundrojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 60 62 829

Zjarr Tv Ad