Flutura Kusari, Këshilltare Ligjore pranë Qendrës Europiane për Liri të Medias dhe Shtypi, ka dënuar ashpër një ditë më parë dhunën ndaj dy gazetarve të Fax News, Besarta Demushi dhe Jonida Omeri. Ditën e sotme, Flutura Kusari ka zhvilluar një intervistë për Fax News, ku ka vlerësuar denoncimin që i ka bërë Fax Neës dhunimit të gazetareve të tij, duke apeluar që të gjithë gazetarët duhet të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrë që t’i mbyllet ‘goja qeverisë, e cila thotë se situata është në rregull.
Ndër të tjera, Flutura Kusari ka ngritur alarmin që situata për gazetarët shqiptarë është më e rënda në të gjithë rajonin, prandaj dhe BE e ka vendosur si kusht garantimin e lirisë së medias nëse duan të progresojnë në BE.
Flet Flutura Kusari
Politikanët duhet të disiplinohen pasi Shqipëria dëshiron të jetë pjesë e BE-së. Nuk duhet kurrë të bëhet anëtare e BE-së nëse vazhdon të trajtojë në këtë mënyrë gazetarët. Shpresa jonë e vetme është të përdorim presionin ndërkombëtar që të disiplinojmë politikanët në Shqipëri. Duhet të ketë masa të ndërmarra nga shteti që gazetarët të ndihen të sigurtë dhe të lirë. Ata nuk janë të lirë. I takon shtetit që një gazetar të ketë mundësi të bëjë gazetari pa pengesa. Unë jam krenare që kam qene pjesë e fushatës kundër paketës antishprehje. Kemi protestuar baashkë me gazetarët dhe është sukses, duke qenë se e kemi ndaluar. Rreziku që kjo ide të riaktivizohet qëndron , por ne jemi këtu. Monitorimi i Shqipërisë nga organizatat ndërkombëtare asnjëherë s’ka qenë më i madh.
Në kuptimin e lirisë , situata më e rënduar në të rë rajonin është në Shqipëri. Në Kosovë gazetarët janë të lirë të raportojnë. Normalisht që ka sfida të tjera, por nuk kemi situatë ku shteti organizohet që t’i denigrojë ashtu gazetarët që askush të mos i besojë. Kjo ndodh në Shqipëri, prandaj është kaq shumë e monitoruar. Prandaj i është vënë kusht garantimi i lirisë së medias nëse dëshiron të progresojë në BE. Situata është e rrezikshme. I lus gazetarët e Shqipërisë që t’i regjistrojnë situatat e tyre dhe t’i denoncojnë, është e vetmja mundësi që tregojmë se situata është e keqe. Nëse gazetarët nuk flasin, është shumë e thjshte që qeveria të thotë gjithccka është në rregull. Prandaj i lus që të bëjnë sic bëri media juaj që e denoncoi.