Foto nga paparaci/ Evis Kushin e bezdis vapa, ministrja heq xhaketën teksa hyn në Parlament

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është thuajse një skenë e përsëritur çdo të enjte. Ministrja e Arsimit mbërrin në ambientet e Parlamentit dhe nxiton për t’u futur në seancë. Zakonisht ajo e kalon rrugën e shkurtër duke folur në telefon, apo duke u përshëndetur me kolegët e saj.

Por këtë herë duket se vapa e ka sikletosur mjaftueshëm ministren sa të ndalojë hapat për këto. Ashtu si shihet, Evis Kushi ka hequr xhaketën që mbante veshur dhe e ka pozicionuar atë në dorë, për të vijuar rrugën me fustanin me mëngë të shkurta.

Ministrja në dorë mban edhe dosjen e madhe që nuk e lëshon asnjëherë nga dora. Natyrisht që me këto temperatura të luhatura edhe ministrja, ashtu si çdokush nga ne e ka të vështirë sesi të vishet. Megjithatë zgjidhja edhe për të ka qenë mjaft praktike.

Zjarr Tv Ad