Gjatë një eventi në Kosovë, ku ishin të pranishëm shumë fytyra publike, mes tyre ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Por gjatë një transmetimi live, gazetarja e televizionit e prezantoi Gjinin si Blendi Fevziu.
Madje ajo e ftoi para kamerës “Blendi Fevziun” dhe të gjithë u habitën kur u shfaq Ardian Gjini.
Dy gazetarët nuk ia kishin idenë për ngatërresën, derisa ishte vet kryetari i Gjakovës që iu tha se ai në fakt ishte Ardian Gjini e jo Blendi Fevziu.
“Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, ishte batuta e kryetarit.
Ka qenë vetë Blendi Fevziu që ka shpërndarë momentin epik në profilin e tij në rrjetet sociale duke e marrë me sportivitet:
“Meqenese po ma nisin shume kete video. Eshte fun po fare normale. E para me Ardian Gjinin edhe une e kisha ngaterru veten. E Ardiani me mua me siguri. E dyta kjo na ka ndodh sa here te gjitheve ne ttansmetim live. Po dy gazetaret u treguan shume fun. Bravo.”, shkruan Fevziu.
Linku i videos:
https://www.instagram.com/reel/CvzG3vrtcxA/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading