Gazetarët do të mblidhen pasditen e sotme përpara Kryeministrisë për të protestuar ndaj sulmeve, ndëshkimeve, fyerjeve, gjuhës së dhunës së kreut të qeverisë Edi Rama ndaj tyre. Arsyeja e thirrjes së protestës u bë rasti më i freskët i ndëshkimit të gazetarit Klevin Muka, të cilit Rama iu kundërvu në konferencën e fundit për shtyp, për të mbrojtur veten dhe Ministren e tij Olta Xhaçka nga akuzat për korrupsion. Por, më herët, sulme të vazhdueshme ka pasur edhe ndaj gazetares Ambrozia Meta apo analistëve. Partis Demokratike doli sot në mbështetje të kësaj proteste, duke kërkuar që gazetarët të përkrahen edhe nga qytetarët në revoltën e tyre ndaj kryeministrit.
Albana Vokshi tha:
“Sot pasdite, në orën 19:00, komuniteti i gazetarëve ka thirrur nëj protestë para Kryeministrisë, në mbrojtje jo vetëm të kolegut Klevin Muka, por edhe të së drejtës së ushtrimit të profesionit të gazetarit. Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë për këtë protestë dhe u bën thirrje të gjithë gazetarëve, iu bën thirrje shoqatave të tyre, por iu bën thirrje edhe qytetarëve që besojnë tek shtypi i pavarur dhe liria e fjalës, është e rëndësishme, shtyllë e rëndësishme e demokracisë, të solidarizohen dhe ti bashkohen këtij tubimi. “