Gazetari shpërthen ndaj deputetit socialist: Hajdut votash! Mos na bëj viktimën se më përzien stomakun

0
1094
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Bledian Koka dhe deputeti i Partisë Socialiste etjen Xhafaj, kanë debatuar këtë të hënë në studion e “Now me Erla Mëhillin” lidhur me zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë në Rrogozhinë, ku Partia Socilaiste shënoi një fitore të thellë.

Pikërisht kjo fitore e thellë vetëm pak javë pas zgjedhjeve të para ka bërë që sipas gazetarit Koka të lindin dyshime se zgjedhjet janë vjedhur nga Partia Socialsite.

Deputeti socialist e ka mohuar këtë gjë e madje e ka quajtur gazetarin Koka, gazetar konspiracionit e të painformuar.

Pjesë nga biseda:

Etjen Xhafaj: Gazetari konspiracionit, me përçmimin nuk mund të bëjë gazetari dhe nuk mund të thotë se Kryevidhi ka qenë bastion i djathtë. Ai është nga ato ish-komuna të majta e cila në 14 maj ishte me 96 vota për zotin Hoxha, ndërsa këtë herë ishte me 55 vota për kandidatin tonë zotin Memollaj. Ju gëzoni me teori konspirative.

Bledian Koka: Hajduti të bëjë viktimën në televizor, kjo është e tepërt. Tani mirë që na keni qelb procesin këtu, por të vish e të bësh edhe viktimën… edhe stomaku bën të vetëm, mos na e bëj shumë viktimën.

Zjarr Tv Ad