Gjatë edicionit informativ gazetarja e Zjarr TV, e njohur për komentet e saj të shoqëruara me nota humori, nuk e ka kursyer as kësaj here ironin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili përmes nje videomesazhi ka deklaruar se ka nisur një rubrikë të re informimi dhe sqarimi për tema të cilat prekin qytetin dhe kanë shkaktuar debate në publik.
Në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Veliaj thotë se rubrika do të japë argumente për tema që debatohen pa informacionin e plotë dhe shpeshherë trajtohen shtrembër, edhe për interesa të vogla politike.
Si shembull, ai ka prekur debatin për ndërtimet në Tiranë. Sipas tij, Tirana rritet çdo vit me 20-25 mijë banorë dhe kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për më shumë apartamente.
Ai thotë se Tirana ka nevojë të shtojë rreth 8 mijë banesa çdo vit.
Gazetarja e Zjarr tv ka ironizuar duke thënë se me çfarë t’i blejnë qytetarët banesat, me lekët e ‘mamit”? Video e publikuar ka marrë reagime të shumta në rrjete sociale.