Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga GJKKO-ja, ku ftoi të gjithë dëshmitarët që të dëshmojnë dhe të thonë të vërtetën.
Mediu tha se dëshmitarët sot ishin të ndarë në dy grupe, dëshmitarë që kanë qenë pjesë e komisionit të çmimeve të municioneve dhe dëshmitar që kanë qenë pjesë e kategorizimit të municioneve.
Sipas Mediut, në fund rezultoi që ministri i Mbrojtjes së asaj kohe nuk ka bërë asgjë tjetër përveç zbatimit të ligjit.
“Dëshmitarët kanë qenë dy grupe, dëshmitar që kanë pjesë e komisionit të çmimeve të municioneve dhe dëshmitar që kanë qenë pjesë e kategorizimit të municioneve, se dhe ata që kanë përgatitur VKM dhe urdhrat.
Doli qartë që nuk ka pasur asnjë indicie apo ngacmim nga Ministri i Mbrojtjes, që të shtynte as VKM as urdhra apo të ndikonte në vendimmarrjen e tyre.
Doli e qartë një gjë e rëndësishme, ndarja e civilëve nga ushtarakët. Doli qartë edhe që qarkullimi i mallrave brenda Ministrisë së Mbrojtjes, bëhet pa pages, proces që tregon se ministri nuk ka bërë asgjë tjetër, përvec zbatimit të ligjit.
Shpresoj që në seancën e radhës të gjithë të vijnë dhe të dëshmojnë” tha Mediu.