Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar komisionerët e PS-së që sipas tij në zonën e Bruçajt dhe Dukagjinit po kërkojnë hapjen e qendrave të votimit në kundërshtim me ligjin. Ky i fundit parashikon që në zonat ku nuk ka nisur votimi, 5 orë nga zyrtar, zgjedhjet të anulohen.
Gjekmarkaj ka vënë në dijeni për këtë lëvizje dhe ambasadën amerikane në Tiranë, ndërsa shton se PD nuk do të lejojë akte të tilla në kundërshtim me ligjin.
Statusi i Gjekmarkajt:
Per dijeni Ambasades Amerikane dhe Zotit Celibashi!
Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkoder të cilin PD e denon me vendosmeri dhe kerkon nderhyrje te menjehershme që të nderpritet!
Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit per shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuat KQZ per mos fillimin e procesit komisioneret e PS po tentojnë ne kundershtim me ligjin ta rihapin atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral. Komisioneret e PS duan të spostojnë votimin në një qender të pamiratur nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në keto 9 vite, shkaterrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
PD nuk do të toleroje akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet , shit-bleresit kronikë do të perballen me vendosmerinë e Shkodranve per të mbrojtur voten e lire si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po kq vullnetin e saj politik. KQZ njoftoi më herët se: Zgjedhjet ne 2 qendrat e votimit ne Shosh dhe nje ne Pult te bashkise se shkodres jane te anulluara per shkak se votimi nuk u hap brenda 5 oreve sipas parashikimeve ne Kodin Zgjedhor.