Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ka bërë thirrje Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit që të bëjnë gjithçka që Partia Demokratike zyrtare mos vritet nga dëshira për një opozitë e re.
Gjekmarkaj shkruan se nuk duhet të mbarojë kurajo për të ndaluar një prej fajtorëve, Lulzim Bashën, i cili po tenton të marrë si të tijën, logon dhe vulën e Partisë Demokratike.
Deklarata e plotë:
Në paarsyen e pergjithshme që ka shperrthyer si i baraslarguar nga “Foltorja” dhe “Vula” ndaj Bardhit e Tabakut kam një lutje të bëjnë gjithçka që PD zyrtare të mos vrasë çdo deshire për një opozite të re e cila nis me bashkimin si kushti më elementar.
Aty ku ka mbaruar pothuaj gjithçka nuk duhet të mbarojë kurajo për të ndaluar njërin nga fajtoret emri i të cilit është Lulzim Basha për të marrë si të tijen atë që nuk është, logon e vulen e PD-së. Njerzit me 14 Maj i thanë ske punë me to. Pastaj i pat 9 vjet ! Ç’beri me to? Atë qe dini, një vrime në ujë.
Po kaq grupi i mbetur duhet ti rezistojë asimilimit nga Sali Berisha me shpresen që vdes e fundit se ai do të terhiqet nga konflikti me kohen dhe të ardhmen.
Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ende një mundesi e kufizuar si pergjeqës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes se mundures dhe të pamundures. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është genjeshtra më e madhe që ofrohet në piate.
Partia e “Vules” nuk ka më anëtar por ka forume emermedha qe vazhdojnë e thirren kolegj kryetaresh , kryesi me the e të thashë, diku nja 50 veta që kanë humbur lidhjet me realitetin dhe i kanë ato vetem me Bashen. Bardhi është kryetar i një grupi parlamentar prej 20 deputetesh të dalë nga zgjedhjet e Prillit 2021 të cilet kanë një mbeshtetje ku e ku më te madhe e legjitime se komuniteti “kolegj& kryesi”.
Ndaj duke parë maskaraden një funksionale i bëj thirrje Bardhit , Tabakut si koleg e qytetar të bëjne gjithçka për të penguar pa u kompleksuar aspak pervetesimim e simboleve të pluralizmit nga një qejfli karrigeje per ambicje personale.
Mund të deshtoni në të dy anet por fitoni shumë nuk ju mbetet në kurriz turpi i një vjedhjeje dhe hedhja në ere e çdo ure bashkimi. Nuk mund të bëhen zgjedhje vetem në kompjuter me lista të “vdekura”!