Ditën e sotme është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi në Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 11:55 afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar.
Referuar bluve të kryqytetit, trupi i pajetë është një endacak, megjithatë grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.