Gjermania, “fshesë” emigrantëve shqiptarë

0
744
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në ora 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 azilkërkues shqiptar

Emigrantët shqiptarë të cilët ilegalisht kanë hyrë në Gjermani, janë duke i numëruar ditët. Nga autoritetet gjermane është paralajmëruar se Berlini zyrtar është duke bërë gati “fshesën” për t’i riatdhesuar në Shqipëri të gjithë azilkërkuesit shqiptarë, edhe atë duke filluar nga dita e sotme.

“Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, ditën e mërkurë, më 29.07. 2015, ora 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 persona të kthyer”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.

Në Rinas, këta shqiptarë të riatdhesuar, nuk i pret kthimi i menjëhershëm në shtëpi. Ata, siç raporton DW do t’u dorëzohen autoriteteve policore shqiptare dhe do të merren në pyetje sipas disa procedurave rutinë që mund të zgjasin disa orë.

Ndryshe, partitë politike por edhe shumica e qytetarëve gjermanë janë kundër emigrantëve ballkanik. Sipas sondazheve, dy të tretat e gjermanëve refuzojnë që të mirëpresin azilkërkues nga vendet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Serbia apo Bosnja e Hercegovina.

Për kryeministrin e rajonit të Bavarisë, Horst Seehofer, nga Unioni Kristian-Social (CSU), çështja është e qartë: “kërkesat e azilkërkuesve ballkanik për azil, janë gati zero”.

Zjarr Tv Ad