“Gjestikulacionet bëji në teatër dhe jo mua”- Debat i ashpër mes Boçit dhe Godoles!

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetar i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Luçiano Boçi u përfshi në debate të forta me pedagogen Jonila Godolen. Të ftuar në emisionin “Open” në News 24, ata debatuan në lidhje me qëndrimet e tyre për procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës dhe jetës së tij në politikë. Në debat u përfshi edhe moderatorja Eni Vasili.

Pjesë nga debati:

Boçi: Ora politike nuk vendoset sipas dëshirave, por sipas influencës dhe personi që ka kapitalet më të larta në Partinë Demokratike dhe në publik është Sali Berisha. Dhe kjo ora politike vendoset me votë dhe sistemi i drejtësisë nuk vendos orë politike. Nëse merret me orën politike po bën gjyq politik. Ti pretendon që ky proces do ndërpresë orën politike të zt.Berisha. mos u bëj kaq e ngushtë.

Godole: Është ironike që ju mbroni dhe të tjerët që e mbrojnë gjithë këtë proces. Ju po më tregoni çfarë të bëj.

Boçi: Unë jam njeri politik!

Vasili: Ashtu siç është zonja

Boçi: Ka ikur nga politika.

Vasili: Kush tha? Jeni në të njëjtën regjistër dhe akuzoni njëri-tjetrin.

Boçi: Ju po bëni rolin e përfaqësimit të atyre grave në Parlament?

Vasili: Unë po bëj rolin tim që jam këtu. Mos bëj diversione.

Boçi: Gjestikulacionet bëji në teatër dhe jo mua se unë jam i ftuar dhe më respekto si i ftuar. Për ndryshe ka edhe veprime të tjera.

Vasili: Mos na trajto vetëm si gra. Jemi të barabartë këtu.

Zjarr Tv Ad