Gjithçka për fenomenin “Déjà vu”

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që nga fillimi i kohërave, njeriu është subjekt i fenomeneve që arsyeja njerëzore nuk di t’i shpjegojë.

Deja vu është një prej këtyre. Një kokërr rërë që duket se pengon mekanizmat e logjikës njerëzore.

Vende që nuk i kemi parë kurrë më parë, e që megjithatë i kemi vizituar. Situata të papërjetuara asnjëherë, e megjithatë të njohura. Ndonjëherë një dije për të ardhmen që nuk mund të shpjegohet.

Kontradikta

Realiteti është një “trekëndësh katërkëndor”, domethënë diçka kontradiktore, nëse nuk specifikohen parametrat brenda të cilëve ne lëvizim. “Kjo gjë më ka ndodhur njëherë”. “Në këtë vend më duket se kam qenë”. Janë këto format më tipike në të cilat manifestohet fenomeni i deja vu-së. Edhe pse më pas, po të vëresh mirë e me kujdes, përtej një ndjesie të fortë reminishence fillestare, pothuajse asnjëherë nuk pasohet nga një kujtesë e detajeve. Tamam sikur një pjesë e jona e di mirë se gjërat në të vërtetë nuk janë tamam kështu. Po çfarë mendon në lidhje me fenomenin Arthur Funkhouser, ekspert, një prej psikologëve më të mëdhenj botërorë i deja vu-së, i cili rrëfen për fenomenin. “Kur isha shumë i ri, pata një seri eksperiencash shumë të fuqishme, të cilat dukej se i përkisnin kategorisë së paranormales. Më duhet të pranoj se e gjitha më vinte në siklet shumë të madh, kështu që nisa të flas në lidhje me këtë me persona të ndryshëm, por askush nuk dinte të më thoshte asgjë. Më në fund, një person mu përgjigj: Aha, ti je duke folur për deja vu-në.

Shkaqet

Cdo rast i deja vu-së duket i ndryshëm nga të tjerët. Por çfarë ka për të thënë një tjetër ekspert, që ndodhet në anën tjetër të oqeanit, në Amerikë, në Seattle. “Më shumë se sa llojet e ndryshëm të deja vu-së, ne duhet të analizojmë shkaqet, sepse duhet të dini që nuk ka një shkak të vetëm, por janë plot 71 të tillë”, thotë Vernon Neppe, neurolog. “Për ta thjeshtësuar, mund ta ndajmë deja vu-në në pak kategori të mëdha. E para përfshin deja vu-në që ne e quajmë të tipit shoqërues, që vjen për shkak të stresit, të ankthit. Ajo sjell trazime të shkurtër të kujtesës dhe të perceptimit. Ose më saktë, bëhet fjalë për probleme komunikimi ndërmjet kujtesës afatshkurtër dhe kujtesës afatgjatë. Ka pastaj eksperienca që shkojnë në kufijtë e paranormales, si parandjenjat e këqia, apo gjëra të tjera si këto.

E dyta është deja vu-ja psikotike, apo më saktë kur interpretohet keq realiteti. Kjo është ajo që e quajmë deja vu skizofrenike, e cila është shpesh herë e lidhur me atakët e panikut, apo edhe format më të rënda të epilepsisë”.

Origjina

“Kjo gjë më ka ndodhur një herë”, “në këtë vend unë kam qenë më parë”. Termi është pagëzuar nga një psikolog francez, Meile Boirac, në vitin 1876. Para tij, fenomeni njihej me emrin paramnezia. Dëshmi të tilla ka edhe në veprat e Platonit. Edhe dishepulli më i madh i Frojdit, Gustav Jung ka lënë dëshmi të këtij fenomeni. Eshtë një fenomen ky që të gjithë e kemi përjetuar nga jë herë. Kush nuk e ka patur asnjëherë ndjesinë që ka qenë një herë në një vend të caktuar edhe më parë?

Misteri

“Ky është një rast i jashtëzakonshëm. Të kesh tre ditë me radhë deja vu është vërtetë e veçantë, shumica e njerëzve kanë deja vu vetëm pak herë gjatë të gjithë jetës së tyre. Mund të jetë normale që të shkosh në Venecia dhe të të duket sikur ke qenë një herë aty, po, por kjo vetëm për disa sekonda, dhe jo ashtu si i ka ndodhur Stefanias. Kjo histori vë në krizë çdo lloj shpjegimi univok në lidhje me këtë fenomen. Ngrihet pyetja, përse vetëm atje, përse vetëm ato tre ditë dhe, më pas, pas Venecias, asgjë?

Për më shumë se një dekadë, tezat e Vernon Neppet dukeshin më prestigjozet në skenën ndërkombëtare. Kjo, deri në vitin 2006, kur një artikull që u botua në revistën autoritare “Science” ka shkartisur letrat dhe ka shkundur nga themelet komunitetin shkencor.

“Ne nuk e njohim të gjithë mekanizmin e deja vu-së, por vetëm një pjesë të tij”, thotë fituesi i Cmimit për Mjekësinë në 1997, Susumu Tonegava. “Ajo që ne besojmë se ndodh është: në trurin tonë kemi që një qark që proceson dhe arkivon informacionet që ne marrim dhe që shkojnë dhe formojnë kujtesën. Kur takon dikë, kur sheh një vend për herë të parë e njeh, e kujton, apo e di që nuk e ke parë asnjëherë më parë atë hapësirë apo atë person. E bëjmë këtë gjë gjatë të gjithë kohës, edhe tani që jemi duke folur madje. Por ndonjëherë, skena të caktuara janë kaq të ngjashme, dhe informacionet që të vijnë nga realiteti të kujtojnë një tjetër skenar të cilin nuk jemi më në gjendje që ta dallojmë. Një pjesë e trurit, hipokampusi, të thotë: kjo nuk është hera e parë që ti je këtu, sepse kujton në fakt një vend të ngjashëm dhe hyn në një lloj qarku të shkurtër. Por pjesa tjetër e trurit, i quajtur neokorteks ka një hapësire më të madhe të të gjithë situatave të përjetuara më parë dhe të thotë: Jo, kjo është hera e parë që ti je këtu. Pikërisht këtu lind edhe konflikti”.

E reja më e madhe që sjellin studimet e Susumu Tonegavës, është se ai merret me trurin e kavieve, të cilëve përmes manipulimeve gjenetike u ndryshohen disa celula cerebrale. “Tek minjtë e ndryshuar gjenetikisht është e vështirë që të dallojnë, me fjalë të tjera është njësoj si të jenë viktima të një deja vu-je kronike, ngatërrojnë gjëra që u kanë ndodhur me gjëra që nuk i kanë ndodhur asnjëherë më parë. Kemi parë veprimtarinë e minjve të angazhuar në një aktivitet eksplorues, kemi parë sjelljen e mutantëve në dy vende të ndryshëm, i kemi vënë në një vend, më pas në një tjetër dhe më pas kemi bërë të njëjtën gjë me minjtë normalë. Në të dy ambientet, mutantët ndjekin të njëjtën skemë sjelljeje, ndërkohë që minjtë normalë e ndryshojnë atë. Nga kjo mund të supozohet se një kategori e minjve arrijne që të bëjë dallimin dhe tjetra jo”.

Paranormale

Remo Bodei, filozof që është marrë shumë me fenomenin, thotë se “një mjek anglez, Artur Vigan, në vitin 1844 kishte shkruajtur një libër që prekte temën e deja vu-së dhe që nisej nga ideja se në dy hemisferat e trurit, nocionet mbërrijnë ndonjëherë në kohë që ndryshojnë nga njëra tjetra me një fraksion të sekondës, pra më parë në njërën hemisferë dhe më pas në tjetrën”.

Ne kemi vendosur që të mos ndalemi, por që të shkojmë dhe të kërkojmë përgjigjet në vendin ku studimi i deja vu-së ka kryer hapat më të mëdhenj. Në Universitetin e Neuropsikiatrisë në Leeds, doktor Kris Mourin udhëheq një ekip studiuesish që, nëpërmjet teknologjive të sofistikuara studion deja vu-në kronike, apo më saktë kur deja vushndërrohet në një sëmundje të vërtetë. Njëri prej rasteve më të jashtëzakonshme të deja vu-së i ka ndodhur një zotërie të moshuar anglez, Farell, i cili kur u thirr për ekzaminimin e parë refuzoi që të shkonte në klinikë, sepse këmbëngulte që kish qenë tashmë një herë aty dhe i kishte kryer të gjithë vizitat.

“Farell ishte me të vërtetë një rast interesant”, thotë Mourin. “Kur ai erdhi këtu në klinikë dhe unë e vizitova, e kuptova menjëherë se kujtonte fjalë që nuk i ishin thënë asnjëherë. Në jetën e përditshme ai kishte pushuar së pari televizorin dhe të lexonte gazetat. E shoqja e pyeste: Si ka mundësi që ti di gjëra të cilat nuk kanë ndodhur ende? Dhe ai i përgjigjej: Eshtë e lehtë, thjeshtë sepse më kujtohen”.

Eshtë ndoshta në ngjashmërinë e këtyre personave që mund të gjendet një shpjegim i pranueshëm për përvojën e jashtëzakonshme të zonjës Stefania në Venecia?

“Herën e parë që shkova në Nju Jork, e njëjta gjë më ndodhi edhe mua”, vazhdon Mourin. “Pata një deja vu kronike. E njihja shumë mirë Nju Jorkun e televizionit dhe gazetave dhe kisha shumë pritshmëri të miat. Dhe janë pikërisht pritshmëritë që shkaktojnë këto lloj situatash. Sa më shumë që mendon për një gjë, aq më shumë ajo ndodh. Në fund të udhëtimit mund të thuhet vetëm se nuk ekziston një e vërtetë e vetme”.

“Truri është ende një kufi i dijes sonë dhe duhet që ne të dimë më shumë”, thotë Mourin, “duhet që të të bëjmë hapa përpara sa i përket neurologjisë, psikologjisë dhe shkencës. Në njëzetë vitet që do të vijnë do të bëhen hapa gjigandë në këtë drejtim, për këtë unë jam i sigurtë”.

 

Zjarr Tv Ad