Pas vendimit të dhënë nga GJKKO ditën e djeshme për lënien në burg të Fredi Belerit, shoqata “Himara” ka paralajëmruar protesta.
Sipas mediave greke mësohet se kjo shoqatë përmes një deklarate ka bërë thirrrje për një protestë përpara ambasadës shqiptare në Athinë pasditen e sotme.
Ata i kanë bërë apel çdo himarjoti që jeton në Athinë po edhe çdo shtetasi grek dhe shqitparëve të cilët e kuptojnë këtë padrejtësi t’i bashkohen në protestën e cila do të zhvillohet në orën 06:00 në Ambasadën shqiptare të Athinës.
“Qeveria shqiptare, në kundërshtim me çdo koncept ligjor, vendosi sot të vijojë burgosjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasit Pantelis Kokavesis. Përballë këtij zhvillimi, do të ushtrojnë të gjithë fuqinë që mundemi që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.
Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo grek, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të na bashkohen në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 pasdite në ambasadën shqiptare të Athinës. Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”, thuhet në deklaratë.