“Gjuetar i shpifur”/ Felaj, reagon ndaj Berishës: Mos u merr me familjen, trego çfarë bënë fëmijet e tu sa ishe kryeministër

0
392
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Berisha, ironizoi sistemin e drejtësisë, ndërsa e cilësoi si ‘prokuroria Felaj’, teksa lehtësimi i akuzave për fisin Rraja, të cilët dhunuan dy kushërinj të fisit Maja pak muaj më parë në Borizanë të Krujës, është bërë objekt debati në Kuvend.

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj ka debatuar me Sali Berishën në Kuvend duke i kërkuar që të mos merret më me familjarët e të tjerëve.

Ajo iu drejtua Berishës duke thënë që duhet të tregojë se si janë shkolluar dhe çfarë bënë fëmijët e tij në kohën që ai ishte kryeministër.

“Zoti Berisha mos u merr me familjarët.

Jeni bërë gjuetari më i shpifur i këtij vendi. Ulu dhe mos u merr me familjarët me njerëz që kanë punën e tyre jetën e tyre.
Ulu dhe shiko fëmijët e tu dhe si e mbaruan shkollën dhe çfarë bënë sa ishte ti kryeministër.

Për atë jepi llogari popullit shqiptar dhe jo për gjë tjetër”, tha Felaj.

Zjarr Tv Ad