Gjykata sfidon Trump, i bllokon urdhrin për emigrantët

0
779
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjykatë amerikane në Seattle ka vendosur një bllokim kombëtar të përkohshëm mbi ndalimin e presidentit Donald Trump për udhëtarët që vijnë nga 7 vende kryesisht muslimane. 

Gjykatësi federal James Robart vendosi kundër pretendimeve të avokatëve qeveritarë se shtetet amerikane nuk mund të kundërshtojnë urdhrin ekzekutiv të zotit Trump.

Javën e kaluar, ky urdhër shkaktoi protesta dhe kaos në aeroportet amerikane.

Zyrtarët e doganave i kanë thënë aerolinjave amerikane që ato mund të pranojnë udhëtarët e ndaluar, por administrata mund t’i bllokojë ata sërish nëse fiton ndalimin emergjent.

Departamenti i Drejtësisë thotë se do të apelojë kundër vendimit të gjykatës së Seattle.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë e përshkroi direktivën e zotit Trump si “të ligjshme dhe të përshtatshme”.

“Urdhri i presidentit ka për qëllim të mbrojë atdheun dhe ai ka autoritetin kushtetues dhe përgjegjësinë për të mbrojtur popullin amerikan,” thuhej në deklaratë.

Urdhri i zotit Trump pezulloi Programin amerikan për Pranimin e Refugjatëve për 120 ditë.

Është vendosur gjithashtu një ndalim i papërcaktuar mbi refugjatët sirianë. Çdokush që vjen nga Iraku, Siria, Irani, Libia, Somalia, Sudani ose Jemeni përballet me një pezullim 90-ditor të vizave. Procedimi kundër ndalimit të presidentit Trump u nënshkrua fillimisht nga shteti i Uashingtonit, ndërkohë që Minnesota u bashkua më vonë.

Prokurori i përgjithshëm i Uashingtonit Bob Ferguson e ka përshkruar ndalimin si ilegal dhe antikushtetues, sepse diskriminon njerëzit bazuar mbi besimin e tyre fetar.///

 

Zjarr Tv Ad