Goditën me mjete të forta e plagosën Klea Prengën: Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha të cilat goditën me sende të forta 26 vjeccaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.

Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.

Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad