“Goditet turizmi dhe media”- Eksperti i sigurisë: Ndërhyrja e IKMT-së te “Prestige Resort” rrezikoi pushuesit dhe punonjësit! Dëmet më të mëdha se pretendohet

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa e ka cilëusar aksionin ligjor të IKMT-së në “Prestige Resort” goditje në dy plane atë turistik dhe mediatik.

Ai u shpreh në News 24 se ekonomia është ende e brishtë dhe nuk mund të përballojë goditje të tilla ndërsa nënvizoi se do e mirëkuptonte aksionin në rast se do të ishte një lëvizje massive nga Currilat për të gjithë ndërtimet e paligjshme.

“Unë e shikoj në dy plane. E para godasin turizmin dhe e dyta median. Nuk mund të godasim duke treguar muskujt përballë investimeve dhe investitorëve. Jemi në një sezon që ende vazhdon. Nuk ka pse të përdorë metoda për goditje por të gjendjej një zgjidhje.

Jo çdo gjë që është ndërtuar duhet të shembet. Të gjithë jemi të interesuar për turizmin. Ata që vijnë për bregun e detit vijnë edhe për qytetin e Tiranës. Ekonomia është e brishtë dhe ne kemi probleme. Unë do e mirëkuptoja nëse do kishim një projekt nga Currilat. Këtu nuk e kemi një gjë të tillë.

Sa ndërtime ka në vijën e ujit. Ka ndërtime që kanë kaluar edhe në ujë. Mund të kalonte me një lloj kosto ndaj shtetit. Duhet gjendur një formë kompromisi por jo shkatërrimi dhe kjo formë goditje. Nuk e shoh rastësore”, deklaroi Softa.

Ai u shpreh se mënyra e ndërhyrjes së fadromave përbën kërcënim edhe për sigurinë e jetës së turistëve dhe punonjësve që kanë qenë në resort.

“Para se të niste shkatërrimi ishte një pamje e mrekullueshme si në Turqi. Policë pa fund a thua se ishte ndonjë luftë. Çdo të thotë kur do të përdorësh dhunën. Turizmi është e vetmja industri e ligjshme që e mban Shqipërinë. Aty ku janë shezlonget dhe vendet e pushimit. Atje tani shkon dhe gjen një vend të rrënuar. Shkatërrohen pishinat. Nëse nuk ka një projekt pse duhet të nxitosh për të bërë një gjë të tillë.

Unë atë që dëgjoja nga kronikat tuaja një përgjegjës i shërbimit thoshte kujdes se këtu kalon trefazori. Nuk mund të godasësh pa pasur një planimetri. Nuk mund të prishësh një infrastrukturë të tërë sepse dëmet janë më të mëdha sepse pishina siç pretendohet. Mund të krijosh masa dhe goditje për shkak të rrymave të tensionit të lartë.

Nuk është e mundur që sapo vjen të nisësh shkatërrimet. Të gjitha këto që keni pasqyryar kanë qenë ndoshta motive. Koha është gjykatësi më i mirë për të gjithë ne bashkë pse ata nxitojnë për të bërë veprime të tilla. Çdo gjë duhet bërë edhe me një mirëkuptim mes palëve. Duhet të ketë njoftim paraprak por nuk mund të jetë zgjidhja që të vihet me fadromë”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad