Google+ dhe YouTube po ndahen

0
599
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Google zyrtarisht po divorcon profilet e Google+ nga shërbimet më të famshme.
Kompania ka njoftuar sot se në disa muaj të ardhshëm, një llogari në Google do të jetë e tëra për çfarë do të keni nevojë për të shpërndarë përmbajtje.
Kjo do të thotë se për të krijuar një kanal në YouTube dhe për të shpërndarë përmbajtje të ndryshme ju do të keni nevojë thjeshtë për një llogari në Google.
Ky vendim vjen disa muaj pasi Google nuk i shtynte më përdoruesit që të krijojnë llogari nën rrjetin e saj social, që ka dështuar të bëhet rivali i Facebook.
Google ka ndarë gjithashtu edhe veçoritë e suksesshme të Google+ të tilla si Photos, por që do të jetë një strategji që do të vazhdojë edhe më tutje.
YouTube do të jetë e para prej shërbimeve më të mëdha të Google që pritet të ndahet nga Google+.

Zjarr Tv Ad