Grenell kundër Albin Kurtit: Ai është kundër çdo politike amerikane, kjo është e tmerrshme

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Refuzimi i projektit të gazit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një ndër arsyet pse nuk është ftuar Kosova në samitin e demokracisë. Ish i derguari i posacëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, për një intervisë për mediat kosovare deklaroi se Prishtina nuk duhet të kishte refuzuar projektin e SHBA-së.

RICHARD GRENELL i DERGUARI  AMERIKAN PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI

 “Nuk e di pse është refuzuar projekti amerikan për gazin nga Kurti, por është refuzuar një grumbull parash amerikanë për të përmirësuar jetesen e njerëzve në Kosovë. Dhe kjo duhet të shpjegohet. Është një gjë e dhimbshme, sepse është për të mirën e progresit demokratik dhe Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci. Mendoj që ka arsye të shumta që nuk është ftuar, por besoj se keni refuzuar shumë para për të investuar në vendin tuaj dhe ky është një problem”

 Zyrtari i Uashingtonit ka komentuar edhe marredhenien me kryeministrin, Albin Kurti duke e konsideruar atë si kundërshtar i cdo politike amerikane.

“Më pëlqen zoti Kurti dhe nuk kam asgjë kundër tij, Unë e gjykoj atë në bazë të politikës. Më pëlqen fokusi i kurtit në luftën kundër korrupsionit. Por ai  refuzon çdo politikë amerikane nga Bill Clinton, Barack Obama, George Bush. Ai është kundër çdo politike amerikane. Kjo është e tmerrshme për Kosovën”

 Ish i derguari amerikan ka mohuar kategorikisht  edhe akuzat e opinionistit serb, Dusan Janjic, i cili tha se ai paguhet nga Serbia.

Zjarr Tv Ad