Në një kohë kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë krisur për çështjen Beleri, për analistin Ben Andoni qëndrimi i shtetit helen ishe më i tepruar por kakofonia e brendshme për qëndrimet e Shqipërisë ishin më shqetësuese.
I ftuar në Report Tv, analisti veçon përgjigjen e brendshme të zërave publikë si më problematikë sesa vetë qëndrimet e Greqisë.
Nga ana tjetër qëndrimin e Greqisë e sheh mjaft të tepruar ndërsa përgjigjen e kryeministrit Rama si shumë protokollare dhe diplomatike.
“Kuptohet që ëshë një momentet e zakonshme ku Greqia do t’i ndezë tensionet me vendin tonë. Ka pak përvojën e të gjithë problemeve të gjeopolitikës ku pushtetarët për të shmangur problemet e brendshme bëjnë sikur zgjidhin të jashtmet. Mënyra sesi u qas ndaj Shqipërisë ishte e tepruar dhe më e tepruar ishte kakofonia e zërit për pozitën e Shqipërisë.
Unë besoj se është retorikë e politikës së Jashtme. Shqipëria me Greqinë kanë shumë gjëra që duhet të zgjidhen. Mu duk qëndrim brenda protokolli. Rama u mundua ta linte prenoncimin e tij me shumë ekuivokë por hatër mbetja e palës shqiptare është e madhe”, – tha Ben Andoni në Report Tv.
Nga ana tjetër ai thekson edhe ngërçin që kanë marrëdhëniet diplomatike mes nesh dhe Greqisë për shkak të historisë dhe faktit se Greqia është në gjendje lufte me Shqipërinë
“E vërteta është se ne nuk mund të kemi kurrë marrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë sepse një vend i cili ka një ligj lufte ndaj teje është e pamundur që të kesh marrëdhënie të shkëlqyera.
Çështja Beleri duhej të mbyllej që në gjenezë për shkak të së kaluarës së tij dhe se drejtësia greke nuk bashkëpunoi me atë shqiptare për të marrë dënimin për masakrën e Peshkëpisë.”- tha Andoni.