Grida Duma mban anën e Bashës, përgënjeshtron Nokajn: Fjala “llum” nuk është thënë ndaj anëtarëisë së PD, ai u shkarkua sepse…

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Grida Duma është shprehur lidhur me vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha për shkarkimin e deputetit Flamur Noka nga pozicioni i nënkryetarit të komisionit të Sigurisë. Duma tha se fjala “llum” nuk është thënë në atë kontekst që është publikuar jashtë mbledhjes dhe se asnjëri prej deputetëve nuk e kishte keqkuptuar.

Deputetja demokrate shtoi se një vendime të tillë ishte marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha për arsyen se fjalët e thëna nga Flamur Noka nuk kishin qenë të vërteta dhe se ato nuk   ishin drejtuar aspak anëtarësisë.

Deputetja e PD, Grida Duma

“Të vish në një rend dite për të folur dhe t’i i çon akuza për një vendim mbi vendimin e SHBA-së… Se çfarë ndodh brenda atyre mbledhjeve kolegët e kanë bërë publike. As ka pasur asnjë moment që ata kanë folur në mbledhjen e grupit dhe ndokush nga ne mendon dhe ti ketë thënë se ky nuk është rendi i ditës.

Nuk ka lidhje fare ajo që u tha jashtë (fjala llum) nga ajo që u tha brenda. Keqinterpretimi i fjalës llum të demokratëve nuk ekzistoi në asnjë moment. Kryetari u drejtua me një bisedë të brendshme dhe nuk e kishte as me bazën, jo, e jo, dhe as me asnjërin nga folësit”.

Vendimi sipas saj erdhi pasi “fjalët nuk ishin fare fjalët që u thanë në mbledhje se këtë ja ka dedikuar anëtarësisë së vet” tha ajo. Por a duhej ndërmarrë ky akt? “Këtë e ka gjykuar kryetari”. “Pa diskutim që asnjëri nuk e do këtë situatë”.

Zjarr Tv Ad