Grupit të Bashës i humbet vula/ Gjana: Nuk e di ku është, po prodhojmë një tjetër

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD, Jemin Gjana është shprehur se nuk ka dijeni se kush e ka vulën e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se vendimi për marrjen e vulës nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, u mor më 18 korrik sepse “po vinte momenti për të firmosur dokumentacionin, dhe rezultoi se nuk kishim më vulë dhe natyrisht do të prodhonim një tjetër”.

Gjana theksoi se do të prodhohet një vulë e re që do e mbajë Sekretari Ligjor deri në momentin kur PD të krijojë edhe njëherë nga e para zyrën e protokollit dhe arkivit.

Ndërsa shtoi: “Më duket e rëndomtë që dikush të mbajë vulën në xhep dhe të largohet. Vula rri në institucionin e partisë. Më vjen keq që Bardhi shkoi në këtë veprim që të thotë vulën e kam unë, s’besoj se e ka thënë ai”.

“Është një lapsus, nëse shifrat janë korrekte, emrat korrekte, emri që është shënuar 2 herë nuk ka shtuar numër.

Sa për vulën me vjen keq të them se nuk mendoj se vlen për audiencën, publikun.

Vula rri në arkivin e institucionit, rri në protokollin e institucionit.

E dini pse e morëm vendimin më 18 korrik sepse po vinte momenti për të firmosur dokumentacionin, dhe rezultoi se vula e marrë nga arkivi i PD-së, tek selia qendrore e partisë, tani është seli e rithemelimit, rezultoi se nuk kishim më vulë dhe natyrisht do të prodhonim një vulë. Më duket e rëndomtë që dikush të mbajë vulën në xhep dhe të largohet. Vula rri në institucionin e partisë.

Më vjen keq që Bardhi shkoi në këtë veprim që të thotë vulën e kam unë, s’besoj se e ka thënë ai.

Fakti që vula nuk është këtu se di kush e ka, do prodhojmë një vulë tjetër.

Arkivi i partisë dhe protokolli i partisë deri para 1 viti e gjysmë ka qenë dhe janë në atë seli, ne nuk kemi një zyrë protokolli.

Vula do mbetet tek sekretari ligjor deri në momentin që PD të krijojë edhe njëherë nga e para zyrën e protokollit, arkivin dhe njeriun që do të merret me ketë punë, vulën do e mbajë ai person që do ketë këtë zyrë.

Reluton që vulën duhet ta mbajë në xhep dikush dhe kryetarët e këshillave të fshatrave e mbanin në xhep se nuk kishin zyra të shkretët”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Zjarr Tv Ad