Habit deputeti i PD-së së Berishës/ Basha të rikandidojë për kryetar partie

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka habitur me deklaratën e tij ku thekson se ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet të rikandidojë për kryetar partie.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se çdo deputet i opozitës ka të drejtën që të kandidojë për kryetar grupi parlamentar apo kryetar partie.

Baçi theksoi se pavarësisht veprimeve që Basha ka bërë ai ka të drejtë që të kandidojë si kryetar i Partisë Demokratike.

“S’ka ikur Lulzim Basha është aty në prapaskenë. Për ne të vijë edhe Lulzim Basha të votohet. Pavarësisht veprimit që ka bërë, pavarësisht kontestimit që unë personalisht kam për të , nuk kam të drejtë që të them duhet të ikësh. Jo zoti Basha është deputet i Partisë Demokratike, të vijë aty të konkurrojë për kryetar grupi , për kryetar partie , për çfarë të dojë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad