Habit influencuesi Andrew Tate: Më shumë kam frikë gangsterët shqiptarë sesa ligjin

0
216
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I njohur si një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale Andre Tate, influencuesi britanik ka habitur me deklaratën e tij.

Tate i cili akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore dhe përdhunim në Rumani foli në intervistën e tij të fundit për gangsterët shqiptarë në Rumani, që sipas tij nuk kanë frikë as ligjin.

Një nga pyetjet e moderatorit kishte të bënte me atë se përse nuk qëndroi në Rumani. Ai tha se u largua nga Rumania sepse kishte frikë nga gangsterët shqiptarë.

“E dashuroj Rumaninë. Kam qëndruar shtatë vite atje. E dashuroj kjo vend dhe është plot me njerëz të mirë. Por më shumë i shqetësuar është për disa gangsterë shqiptarë, më shumë se sa për ligji sepse unë nuk e thyej ligjin”, tha Tate.

Andrew së bashku me të vëllanë, Tristan, Luana Radu dhe Georgina Naghel janë në arrest shtëpie. Andreew shfaqet në podcast-in “Anything Goes With James English”, ku ka folur rreth akuzave për gjithçka tjetër që është përmendur gjatë kësaj kohe./gazetashqiptare.al

Zjarr Tv Ad