Hakmarrje shtetërore ndaj News24”/ Noka për prishjen e “Prestige Resort”: Sulmohet media pasi bën transparencë për aferat e inceneratorëve dhe Portit të Durrësit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj aksionit të paligjshëm të IKMT-së për prishjen e “Prestige Resort”.

Në një postim në Facebook, Noka thotë se kjo është një hakmarrje shtetërore ndaj News24 për shkak të transparencës që media i bën aferës së inceneratorëve dhe Portit të Durrësit.

Sipas deputetit demokrat, qeveria mafioze i vendos gjoba mediave, pasi çdo transparencë kërcënon pushtetin.

Postimi i Flamur Nokës:

Sulmi i dytë ndaj Prestige Resort është hakmarrje shtetërore ndaj News 24, për transparencën që i bënë dy aferave më të mëdha të Rilindjes, inceneratorëve dhe zhdukjes së Portit të Durrësit.

Qeveria mafioze i vendos gjoba mediave dhe jo anasjelltas. Çdo qasje mediatike për transparencë kërcënon pushtetin e kësaj qeverie. E vërteta është armiku kryesor i Rilindjes.

I bëj thirrje mediave të solidarizohen me kolegët e tyre të News 24. Koha për një koalicion të madh shqiptar kundër Mafias!

Zjarr Tv Ad