Nga Mentor Kikis
Hani, pini dhe festoni, por ndonjehere edhe reagoni….
Vetem këtë verë kam parë:
Festa e grurit
Festa e bukës
Festa e birrës
Festa e lakrorit
Festa e miqësisë
Festa e bjeshkëve
Dhe, pale sa festa të tjera lokale ka që si kam dëgjuar unë…
E di që do të thoni ç’të keqe ka që njerëzit të festojnë. Pa asnjë dyshim, asgjë të keqe nuk ka që edhe të festojmë, të argëtohen dhe të ruajmë traditat. Kjo është një gjë e mirë, padyshim, pasi i sherben promovimit te traditave dhe produkteve. Ndaj s’jam kunder.
Por, sikur të ishim pak më shumë të dhënë pasa punës siç jemi pas qejfeve. Apo, të ishim pak më shumë të gatshëm për të reaguar, siç jemi për të festuar?
Pasi, me sa duket, na e kane gjetur koken, se ne preferojme vetem festa dhe aheng, e fetsa e aheng na japin.
Psh, pas festës së grurit, dimë gjë nëse ata që e mbollën dhe e korrën grurin, a janë duke festuar apo duke qarë tani?(Sepse iu mbeti ne magazina për shkak të çmimit).