Haradinaj: Nuk më trembën tanket e Millosheviçit, jo më fletë-arrestet

0
1025
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse i është caktuar masa e sigurisë “burg i përkohshëm”, Ramush Haradinaj shprehet se do të takohet së shpejti me të gjithë në Kosovë. Kreu i AAK-së, i arrestuar dy ditë më parë nga policia franceze, pasi për të ekzistonte akoma një urdhër-arresti nga Serbia, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një status në profilin e tij në “Facebook”.

Haradinaj thotë se vendimi për arrestimin e tij është një vendim i regjimit të Millosheviçit, ndërsa shprehet se nuk e trembin tanket e tij.  Më tej duke iu referuar Francës, Haradinaj ndien keqardhje që shtete të tilla vazhdojnë të respektojnë politikat e ish-regjimit të Millosheviçit.

“Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviçit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre. Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviçit e lëre më nga fletë-arrestet e tij.

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, “Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush”. Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë! Juaji Ramush Haradinaj”, – e mbyll postimin ish-luftëtari i UÇK-së.

Zjarr Tv Ad