Heqja e ndihmës ekonomike acaron italianët, i moshuari tenton të djegë kryebashkiakun në zyrë

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni që çdo institucion italian i sigurimeve shoqërore të ndalojë ndihmën sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta ka shkaktuar pakënaqësi në fqinjin përtej Adriatikut.

Ekzekutivi në Romë ka miratuar një formë të re ndihme, me masën e emëruar “të ardhurat nga përfshirja sociale”, e cila nuk i kalon 6000 euro në vit.

Ata që nuk do të përfitojnë prej kësaj ndihme, do të kenë mundësinë të aplikojnë për grantin prej 350 eurosh në muaj për një periudhë njëvjeçare, me kusht që të ndjekin njëkohësisht kurse të formimit profesional.

Por vendimi ka revoltuar italianët kryesisht në rajonet e varfëra në Jug të vendit, ku ka një shkallë të lartë papunësie.

Incidenti më i rëndë që vjen si pasojë e këtij vendimi të qeverisë është regjistruar në Terrasini, një bashki në Palermo, ku një qytetar ka hyrë në dhomën e kryetarit dhe ka kërcënuar atë duke thënë se do t’i vendosë flakën.

Sipas mediave italiane, 60-vjeçari që sapo kishte marrë lajmin se do të humbiste të ardhurat bazë, hyri në dhomën e kryetarit të bashkisë duke e larë me benzinë dhe duke kërcënuar se do t’i vinte flakën gjithçkaje.

Administrata e bashkisë ka kaluar momente frike, ndërsa Sekretari i përgjithshëm, Cristofaro Ricupati , u përpoq të dialogonte me burrin e acaruar.

Në fund ka qenë kryetari i këshillit bashkiak ai që ka bindur 60-vjeçarin të heqë dorë nga akti që synonte të realizonte dhe më pas kanë ndërhyrë karabinierët.

Zjarr Tv Ad