Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se ish-kryedemokrati, Lulzim Basha është pjesë e një skenari ndërkombëtar për të goditur ish-kryeministrin, Sali Berisha.
I ftuar në dje në një studio televizive, Spahiu u shpreh se diplomatët nuk reaguan pas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për mos regjistrimin e PD, sepse sipas tij, ky grup diplomatik i përfshirë në këtë skenar, kërkon shkrirjen e Berishës ose shkrirjen e PD.
“Unë besoj se Lulzim Basha është pjesë e një skenari ndërkombëtar. Po ta vini re, sot diplomatët nuk kanë folur për vendimin e KQZ-së dhe ky është lajmi. Ndonëse ata i monitorojnë zgjedhjet, ndonëse takuan grupin Alibeaj, sot pas vendimit të Celibashit, nuk kanë reaguar negativisht, për të ushtruar presion që logo e PD që të jetë në zgjedhje
. E dini pse? Ka dy arsye. Kanë një vendim të qartë strategjik. Ai grup diplomatik që është pjesë e këtij skenari, ose shkrin Sali Berishën, ose shkrin PD”, deklaroi ai.
Ndërkohë Spahiu theksoi se ish kreu i PD-së Lulzim Basha mund të rikthehet në 15 maj, nëse Berisha humb në përballje më Ramën në zgjedhjet e 14 majit.
“Bashën e kanë këshilluar çfarë do të bëjë. Mund të ndodhë që Bashën e pengojnë të hyjë në zgjedhjet e 14 majit për ta rikthyer në 15, për t’i dhënë legjitimitet si pasojë e humbjes, nëse do të ndodhë, në përballjen Rama-Berisha. Për t’i dhënë legjitimitet për ngritjen e në partie të re politike dhe për t’i thënë rivalit të tij brenda llojit: largohu se humbe thellë përballë Ramës, pa të marrë ne vota”, nënvizoi Spahiu.