Hetim piraterisë televizive. Platformat IPTV, gjobat deri në 100 mijë dollarë njëkohësisht nis dhe ndjekja penale

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti i Mediave Audiovizive po përgatitet për të goditur rrjete të piraterisë televizive që behet nga platforma IPTV.

AMA po koordinohet me AKEP për të ndërhyrë. Identifikimi i subjekteve pirate është i thjeshtë dhe po ashtu mbyllja nga ana teknike. Enkelejd Lamaj drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes në AMA thotë se nuk ka shpëtimit për subjektet pirate.

“Shërbimi këtu ndërpritet në mënyre te vazhdueshme, sigurisht që shoqëritë ISP apo subjekte që ofrojnë këto lloj shërbimesh mund të gjejnë mënyrat e tyre, por edhe këto shërbime herët a vonë do të mbyllen”, u shpreh Enkelejd Lamaj.

Gjobat për piraterinë televizive shkojnë nga 50 mijë dollarë në 100 mijë dollarë, ndërkohë që njëkohësisht nis dhe ndjekja penale.

E njëjta gjë vlen edhe për subjektet që piratojnë jashtë vendit programet e operatoreve shqiptare.

Qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit duhet të bëjnë kujdes dhe të mos bien viktimë e platformave ilegale, pasi abonimi ne subjekte piratues sjell dëme financiare në radhë të parë për vetë ata.

Në momentin e bllokimit paratë e abonimeve nuk i kthehen klientit. Kështu ka ndodhur më së fundmi me disa emigrantë shqiptare në Greqi të cilët humben paratë pasi kishin blerë karta me abonime televizive nga piratët greke që u bllokuan nga autoritetet e shtetit helen.

Zjarr Tv Ad