Hetimet ndaj “DH Albania”, kreu i ARRSH thirret në Prokurori

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, i cili është duke u pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e kompanisë “Dh Albania”.

Afrim Qendro do të pyetet  për tenderin e ‘Unazës së Re’ në cilësinë e personit që ka dijeni. Ai pritet të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, pasi Prokuroria ka nisur një hetim me dyshimet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese. Më herët, për këtë çështja janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH.

Kujtojmë që pas publikimit të skandalit të falsifikimit të dokumenteve nga ana e kompanisë fituese, ARRSH pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek Unaza e Re.

ARRSH në datën 12 dhjetor të vitit të kaluar ka kallëzuar penalisht kompaninë në Prokurorinë e Tiranës.

Në shkresën drejtuar organit të akuzës nënvizohen dy akuza për “DH Albania”, konkretisht falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim. ARRSH i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”.

Zjarr Tv Ad