“Himariotët kanë nënën Greqi”- Fredi Beleri mbërrin në Athinë, pritet me duartrokitje dhe përqafime

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e kësaj të hëne ambientet e burgut të Fierit, pas lejes së miratuar një ditë më parë nga Komisioni i Drejtorisë së Burgjeve, pasi do të shkojë në Parlamentin Europian për t’u betuar si eurodeputet.

Tani në mesditë Beleri ka mbërritur në Athinë, ku është pritur me përqafime, duartrokitje dhe brohorima. Duke folur për mediat në Greqi, ai ka deklaruar se “tashme edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm”.

Ndërsa një mesazh kishte edhe për himariotët, duke u shprehur se “ata kanë nënën Greqi”.

Përballjen e tij me drejtësinë në Shqipëri, Fredi Beleri e shikon si gjyq të padrejtë, duke theksuar se aventura e tij po merr fund, ndërsa siguron se do vazhdojë luftën për liri.

“Jam i lumtur dhe i emocionuar që mirëpres përsëri njerëzit e mi. Jam krenare që shkoj të marr detyrën si eurodeputete për të luftuar për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë. Për të falënderuar kryeministrin grek për besimin në zgjedhjen e tij, ai dëshmoi se është lideri i gjithë helenizmit dhe mbron të gjithë grekët kudo që janë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, të gjithë ata që më mbështetën, mediat që më qëndruan në momentin e parë pranë në këtë gjyq të padrejtë. Aventura ime po merr fund, por lufta për liri, shtet ligjor vazhdon. Dhe vetë shqiptarët thonë tani që jam i pafajshëm, nuk jam i vetmi që e mbështes” , tha konkretisht Fredi Beleri në deklaratat e tij të para nga Greqia.

Zjarr Tv Ad