Hoxha takim me zyrtarin e parlamentit grek: Sugjeroi që PD të jetë flamurtare për integrimin europian të Shqipërisë si një parti e krijuar në këtë frymë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD Indrit Hoxha është takuar me Sekretarin e Komitetit të Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme zotin Anastasios Chatzivasileiou në selinë e parlamentit grek. Hoxha shkruan se në takim u diskutua dhe u ra dakord për një bashkëpunim më të ngushtë dhe intensiv mes dy partive tona simotra. Ai bën të ditur dhe sugjerimin e zyrtarit grek ë Partia Demokratike e Shqipërisë të jetë flamurtare për integrimin europian të Shqipërisë si një parti e krijuar në këtë frymë.

“Sot zhvillova një takim zyrtar me Sekretarin e Komitetit të Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme zotin Anastasios Chatzivasileiou në selinë e parlamentit grek. Në këtë takim u diskutua dhe u ra dakord për një bashkëpunim më të ngushtë dhe intensiv mes dy partive tona simotra Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Demokracia e Re Greke. E informova z. Chatzivasileiou për të gjitha zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike duke i shprehur dhe falënderimet më të përzemërta të kryetarit të partisë z.Berisha. Ramë dakord që në zgjedhjet e ardhshme si në Greqi dhe në Shqipëri të kemi një bashkëpunim dhe koordinim midis dy partive me strukturat tona. Z. Anastasios CHatzivasileiou Sugjeroi që Partia Demokratike e Shqipërisë të jetë flamurtare për integrimin europian të Shqipërisë si një parti e krijuar në këtë frymë”, shkruan Hoxha.

 

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad