Një 12-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin Rajonal të Durrësit, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, mësohet se e mitura ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ja kanë dalë ta shpëtojnë.
Bëhet me dije se e mitura ka shkuar në shkollë si çdo ditë, por gjatë orës së dytë të mësimit, ka pasur dridhje të ngjashme me ato të epilepsisë.
Menjëherë është dërguar nga mësuesit në Qendrën Shëndetësore të Sukthit, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe është njoftuar menjëherë prindërit e saj.
Ata e kanë dërguar në Spitalin e Durrësit, ku është bërë stabilizimi i gjendjes fillestare të vajzës, e cila kishte dridhje të të gjithë trupit.
Pas kësaj, ajo është futur me urgjencë në skaner, ku u zbulua se kishte një rrjedhje gjaku, “hemorragji në tru”.
U realizua intubimi i menjëhershëm, por hemorragjia vazhdoi, duke bërë që vajza të humbasë jetën pas tre orësh, rreth mesditës, në spital. Mjekët kanë njoftuar se, pavarësisht ndërhyrjes, hemorragjia ka vazhduar dhe ka çuar në humbjen e jetës së vajzës.
Policia thotë se ka nisur hetimet, ndërsa në pyetje janë marrë mjekët.
Ne spital kanë qene dy gjyshërit, të cilët e kane shoqëruar vajzën ne spital. Nga kartela mjekësore rezulton se vajza ka patur gjakderdhje të vazhdueshme në koke.
Do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore per te përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet i kane kaluar prokurorisë Durrës.